Nëse jeni duke kërkuar për një aparat fotografik argëtues dhe të lehtë për të mbajtur me vete që është i lehtë për t’u përdorur dhe bën fotografi instante të një cilësie të shkëlqyeshme, mos kërkoni më larg se Fujifilm Instax Mini 9. Edhe pse filmi i tij është i shtrenjtë, vetë kamera është një vlerë e mirë dhe është mënyrë e përsosur për të kapur kujtime nga një festë apo ngjarje me familjen dhe miqtë.


Kamera e nivelit të hyrjes nga Fuji, është e lirë, e lehtë për t’u përdorur dhe nuk ju bën mbingarkesë me funksione apo acesorie të tepruara shtesë. Nuk i editon fototgrafitë me filtera të tepruar si kamerat tjera dhe është e përshtatshme si për hyrje në botën e fotografisë si dhe për ata që dinë saktësisht se çfarë bëjnë, por më me rëndësi për ata që duan të zbaviten me shoqërinë e tyre.


Fotografia instante është shumë argëtuese. Mund të bëni një fotografi dhe ta shikoni atë duke u zhvilluar para syve tuaj dhe menjëherë mund t’ia dorëzoni një shoku apo shoqe, ta ngjitni në frigorifer ose ta vendosni atë në një tabelë buletini. Nëse doni një aparat fotografik të menjëhershëm për fotot e familjes, fotot e udhëtimit ose për të kapur momente të sinqerta me shoqërinë tuaj, Mini 9 është një mundësi e mirë për këtë. është një blerjë impulsive e mirë që do t’ju sjellë (dhe ruaj si foto!) momente të bukura. Kjo kamerë padiskutim do të jetë pjesë e bisedës gjatë cdo ahengi me miqtë apo familjarët tuaj. Madhësia e fotove është 62x46mm.


Është një dhuratë e mirë për ditëlindje apo festat e fundvitit, për moshat 9 deri 16 por edhe për të rriturit.
- Foto me kualitet të mirë
- Pasqyre për selfie
- E lehtë, por stabile dhe e dizajnuar mirë.
- Vjen pa film (blehet ekstra)
- Çmimi i lirë