Historia e Botës – Seri e Librave nga J.M Roberts

Ngjarje historike nga lashtësia e deri në kohërat moderna, të gjitha i gjeni në këtë seri të librave.

0
106

Konsideruar nga shumë ekspert si një nga librat më të mirë për momentet, ngjarjet dhe zhvillimet më të rëndësishme të historisë, kjo seri librash e shkruar nga historiani anglez J.M Roberts, fillon në kohët e lashtësisë, na dërgon nëpër mesjetë dhe mbaron në kohën moderne


Një udhëtim i jashtzakonshëm nëpër mijëra vite histori me storie për ngritjen e perandorive, artit, religjionit e shkencës. Civilizimet e Mesopotamisë dhe Egjiptit, rritja e shpejtë e Islamit, mbretëritë mesjetare të Afrikës së Sub-Saharës, ngritja dhe rrënia e samurajëve në Japan, pushtimet e pamëshirshme Mongole, ekspanzioni i Europës moderne në tërë globin, revolucioni Francez, lufta për pavarësinë e Amerikës – për të gjitha (e shumë më shumë ngjarje tjera) mund të lexoni në këta ;ibra të organizuar dhe shkruar në mënyrë inteligjente, të zgjuar dhe ekuilibruar, të cilët gjithashtu përmbajnë dhjetëra harta informative dhe janë një shtesë e shkëlqyeshme për librarinë e secilit.
Në gjuhën shqipe, librat ndahen në 3 volume të organizuara sipas epokave kohore.

Titujt:

Historia e Botës 1 – Epoka e Lashtësisë – €26.50
Historia e Botës 2 – Epoka e Mesjetës- €26.50
Historia e Botës 3 – Epoka e Revolucioneve – €26.50

Librat mund ti bleni tek Libraria Dukagjini