Konzollat e familjes XBOX ONE mbeten produkte të preferuara nga gamerat anembanë botës. Me një versatilitet në përdorim, cmim të mirë (posaqërisht me zbritje) si dhe Xbox Game Pass (qindra lojëra që mund ti luani kur bëni një abonim mujor) janë karakteristika që i japin vlerë të shtuar këtyre konzollave.
Në kërkimet tona për produktet më të mira, ditët e fundit në Gjirafa50 i kemi gjet të dy konzollat me zbritje, si stand alone produkte por edhe si bundle (produkte të kombinuara) me lojëra tjera.
XBOX ONE S 1TB – PAKO ME DY KONTROLLERA

Xbox One S është konzolla e nivelit të hyrjes (entry level) nga Microsoft dhe është një mundësi e shkëlqyeshme nëse kërkoni një përvojë moderne multimediale për një çmim të mirë. Përderisa i mungon fuqia e vëllait të saj të madh, Xbox One X, Xbox One S zakonisht mund të arrijë një rezolutë të fortë 1080p dhe 60 fps, në varësi të lojes që luani. Përveç kësaj, ju lejon të shikoni 4K Blu-ray dhe të transmetojë përmbajtje video në 4K. Në krahasim me Xbox One të parë (seri tani e ndërprerë) nga 2013, Xbox One S është gjithashtu 40 përqind më i vogël dhe mund të përdoret vertikalisht që do të thotë se nuk do të marrë shumë hapësirë në tavolinën e TV-së tuaj., duke e bërë atë një upgrade të shkëlqyeshëm.
Kjo pako përmban Xbox One S 1TB së bashku ne dy kontrollera.
Me zbritje prej 23% (kurseni €80), Xbox One S mund ta bleni tek Gjirafa50 për €269.50 (me cmim më të ulët se kaq se kemi parë asnjëherë në Kosovë).
Xbox One S me dy Kontrollera – €269.50 (Gjirafa50)
XBOX ONE X

Një tipar tjetër i shkëlqyeshëm është se si i bën lojërat të duken më mirë se konzollat tjera. Lojërat e shënuara me një etiketë “Xbox One X Enhanced” janë krijuar nga zhvilluesit në mënyrë që përdoruesit e Xbox One X të përjetojnë përfitime ekskluzive si efekte të përmirësuara të ndriçimit, anti-aliasing më të mirë dhe më shumë. One X gjithashtu siguron të gjitha tiparet e njëjta multimediale që do të merrnit me Xbox One S.
Xbox One X është konzolla më e vogël Xbox e krijuar ndonjëherë nga Xbox, duke e bërë atë një shtesë kompakte në qendrën tuaj argëtuese që do të marrë hapësirë minimale dhe do të ofrojë fuqi maksimale. Gjërat e mëdha vijnë në pako të vogla, dhe kjo nuk ka qenë kurrë më e vërtetë se sa është me Xbox One X. Megjithatë kushton më shumë se Xbox One S, prandaj është një zgjedhje e shkëlqyeshme nëse paratë nuk janë një faktor në vendimin tuaj.
1. Xbox One X 1TB + Star Wars Jedi: Fallen Order
2. Xbox One X 1TB + Gears 5: Ultimate Edition
XBOX ONE X 1TB + Star Wars Jedi: Fallen Order

XBOX One X + Star Wars Jedi: Fallen Order – €379.50 (Gjirafa50)
XBOX ONE X 1TB GEARS 5 EDICIONI

Ky është një edicion i limituar nga XBOX One X për lojën GEARS 5, lojë e cila edhe vjen falas me këtë pako. Sado e mirë që është loja, përshtypje të madhe na len edhe dizajni i konzollës dhe kontrollerit. Konzolla ka pamje “industriale”, si ato që i shohim në universin e lojës Gears dhe ka një kafkë Crimson Omen nën akull e borë në të. Kontrolleri është edicion i limituar Kait Diaz dhe gjithëashtu ka një pamje unike e cila ju lën përshtypje edhe atyre që nuk e kanë luajtur asnjëherë ndonjërën nga lojërat Gears.
Çmimi origjinal është €625.50 por me zbritje prej 36% (kurseni €226) ju mund ta bleni për €399.50 (më lirë se kaq nuk e kemi parë ndonjëherë në Kosovë)