Orë e mençur Lamax WatchY2 – për sigurinë e fëmiut tuaj

Siguri dhe komfort i shtuar për ju dhe fëmiun tuaj

0
111

Smart watches (orat e mençura) janë një trend që si pasojë e rritjes së madhe të shfrytëzimit të teknologjisë, tash e disa vite po shkon duke u rritur dhe përmirësuar. Përpos që kanë një pamje futuristike dhe moderne këto ora janë funksionale dhe praktike por edhe përdoren për sigurinë e fëmijëve. Në vendin tonë nuk lejohet përdorimi i telefonave në shkolla dhe acesorie të tilla si smart watches janë ato të cilat po përdoren nga prindërit si zëvendësim për telefona.

Dizajni
 
Ora ka pamje të bukur dhe moderne, vjen me dy ngjyra: pink dhe të zezë. 
Ora ka një display me ngjyre me madhësi 1.3″ i cili mund të shihet kjartë edhe në ditët me diell, është e rezistente ndaj ujit dhe e ndërtuar nga materiale të padëmshme për ambientin.

Lokacioni
 
Në një botë mjaft të madhe për fëmijët tanë të vegjël, kjo është pothuajse një domosdoshmëri e cila ju jep siguri pa e prekur vetëbesimin e fëmijëve të cilët kërkojnë të pavarësohen nga ne si prindër. Pavarësisht se a janë në shkollë, tek gjyshja apo në park me shokët e shoqet e tyre, Lamax WatchY2 Ora ka GPS i cili ju lejon që në cdo kohë (reale) (përmes aplikacionit në telefonin tuaj) të dini ku vendndodhjen e fëmiut tuaj si dhe ju lejon të shihni historinë e vendeve ku ka qenë si dhe ti lokalizoni ata në raste emergjente. 

 

Zona e Sigurisë
 
Aplikacioni ju lejon të krijoni zona të sigurisë si shkolla, shtëpia e gjyshes apo kurset e ndryshme së bashku me kohën kur pritet të jenë fëmijët tuaj aty dhe ju lajmëron nëse nuk kanë arritur aty apo janë larguar përtej tyre.
 
 
SOS butoni
 
Pavarësisht se ju ka ikur autobusi apo janë lënduar duke luajtur, SOS Butoni është aty për aksidente apo raste kur fëmija juaj ka nevojë për ndihmën tuaj menjëherë. Kjo përpos që është me rëndësi të madhe për ne si prindër, ka rëndësi të madhe edhe për fëmijët tane të cilëve e dijnë se në rast nevoje kanë një mënyrë shumë të shpejt për të na kontaktuar.
 
 
Funksione tjera:
 
  • Sim Kartela që insertohet ju mundëson të kontaktoni me fëmiun tuaj.
  • Ora ka një bateri që zgjat deri në 100 orë dhe mund të mbushet përmes USB kabllos.
  • Pedometër (matës i hapave) të integruar i cili monitoron aktivitetin fizik të fëmiut.
  • Lokalizim përmes GPS, Wi-Fi apo GSM.
  • Historia e lëvizjeve
  • Bashkëpunim me Google Maps.

Lamax WatchY2 smart watch mund ta bleni tek Gjirafa50 për €142.50