Review: HyperX Fury S Pro Gaming – Mauspad XL

Mauspad gjigant nga HyperX

0
448

Shumë  njerëz (ende) nuk e kuptojnë se cfarë ndikimi pozitiv mund ta ketë një mauspad i mirë. Nëse vërtet gërmoni thellë (siq bëjmë ne) në hulumtime për mauspada ju do të zbuloni se është një temë jashtëzakonisht intuitive, personale dhe përçarëse. Një përdorues “casual” nuk brengoset shumë për të gjitha llojet e ndryshme, por nëse jeni një gamer hardcore ose maksimalist  – apo të dyja – ju duhet vetëm më e mira për nevojat tuaja. Përderisa nuk ka një gjë të tillë si mauspadi më i mirë. Dallimet mes mauspadëve janë të vogla dhe delikate, megjithatë për ata që duan vetëm më të mirën, janë dallime të mëdha.

HyperX është futur në skenën e paisjeve për gaming kohë më parë dhe ata kanë prodhuar mauspada para se të prodhonin mausa. Mauspadat e tyre të parë ishin nga seria Skyn, dhe ato ishin modele ultra të holla. Aktuale nga ta  është linja Fury S me disa modele të ndryshme dhe dy lloje kryesore të sipërfaqes. Këtë herë, do të bëjmë një revieë për mauspadin Fury S Speed që zakonisht vjen në katër madhësi të ndryshme dhe një dizajn abstrakt por ne do ta shikojmë mauspadin më të madh nga kjo linjë, Edicionin XL. Siç sygjeron vetë emri, është një mauspad shpejtësie, me një sipërfaqe të shpejtë, të lëmuar, jashtëzakonisht të dendur dhe gjigante.

Përmasat

Këto janë përmasa XL dhe ky mauspad përdoret nga tastiera e deri tek mausi, duke mbuluar tërë atë hapësirë pa ndërprerje për një ndjenjë dhe performancë më të mirë

XL: 900 mm x 420 mm x 4 mm (35.43″ x 16.54″ x 0.16″)

Sipërfaqja

Sipërfaqja është e lëmuar dhe mausi lëviz mjaft lehtësisht dhe shpejtë në të. Menjëherë vërehet se sa i dendur është ky mauspad dhe ngjason me Razer Goliathus Speed në prekje dhe lëvizje. Sipërfaqja është e rrafshët dhe nuk ka gunga të vogla që ndonjëherë shfaqen në disa mauspada tjerë, nuk ka as ndonjë llogo të printuar mbi të që mund ta pengojë paksa lëvizjen e mausit. Përfundi është i ndërtuar nga një llojë gome e cila siguron që mauspadi juaj nuk do të livrit. 

Mauspadi është i ndërtuar jashtëzakonisht mirë, ku madje edhe qoshet e mauspadit janë të qepura, gjë që shumë mauspada nuk e kanë dhe për shkak të mungesës së qepjes fillon dëmtimi i mauspadit në ato pjesë pas një kohe. Përdoruesit e tij kanë raportuar se edhe pas një përdorimi të madh të tij, mauspadi nuk është dëmtuar apo përkeqësuar. Të vetmën gjë negative që e kanë raportuar shumë përdorues është se mauspadi në fillim është mjaft i rrudhur dhe i duhet një apo dy ditë për tu rrafshuar totalisht. Për ta shpejtuar këtë proces ju mund të vendosni libra mbi të.

Mauspadi ka treguar performancë të lartë në testime të bëra me mausa dhe lojëra të ndryshme.

Verdikti

Performanca e mirë, hapësirë GJIGANTE dhe kualiteti i lartë i ndërtimit janë ato që na kanë bindur ne që këtë mauspad t’ua rekomandojmë juve. Çmimi i këtij mauspadi në vendin tonë është nga €39 deri në €49, varësisht nga dyqani.