SteelSeries Rival 710 – Mausi më i mirë për Gaming?

    A është SteelSeries Rival 710 mausi më i mirë për Gaming? Ne mendojmë që po!

    0
    163

    Zakonisht mausat për gaming duhet të kenë performancë të mirë por edhe cmim të arsyeshëm. Sa i përket performancës, Rival 710 është një maus i shkëlqyeshëm, që i takon kategorisë high-end të mausave për gaming, por çmimi i tij i lartë (~130 euro) është ai që i bën shumë gamera të zbrapsen prej blerjes së tij, por vlen të ceket se pavarësisht cmimit ky është një maus fantastik për gaming me shumë karakteristika të cilat e justifikojnë çmimin e lartë.

    Dizajni

    Gjëja e parë që të bjen në sy tek Rival 710 është madhësia. Zakonisht mausat më të mëdhenj janë më komfortabil por kjo është dicka që ndryshon dhe secili gamer ka preferencat e veta.
    Ndihet shumë komfortabil në dorë dhe për dallim nga mausat e tjerë që kanë një pllastikë të fort, Rival 710 ka një material më të butë që e mbulon pothuajse tërë mausin. Kjo e bën një nga mausat më komfortabil për ato seancat e gjata të gamingut.
    Një karakteristikë e veqantë është një display i vogël OLED në anën e majtë të mausit pranë 3 butonave anësore, në të cilin mund të shkruani dicka apo edhe të vendosni një logo apo GIF.

    Kabllo, senzori, pllaka e pasme si dhe logo – të gjithë mund të largohen nga mausi dhe të zëvendësohen nëse në të ardhmen prodhohen pjesë më të mira, kjo vlen posaqërisht për senzorin. Mausi gjithëashtu vjen me dy kabllo, njërën me 1m gjatësi, kurse tjetra me 2m gjatësi.
    Mausi mund të programohet me një timer i cili mund të shfrytëzohet për “cooldown” të aftësive të ndryshme në lojë si LoL apo DOTA. Vibrimi, ndryshimi i ngjyra e më shumë mund të konfigurohen në aplikacionin e Steelseries.

    Performanca

    Sikurse dizajni dhe karakteristikat e shumta, performanca në këtë maus është e jashtzakonshme duke i shtuar vlerat për të arsyetuar koston e lartë të mausit.
    Ka vetëm 12,000 CPI (counts per inch), që është më e ulët se në mausat tjerë që zakonisht kanë ~16,000 CPI, por Rival 710 vjen me fjalën e fundit të senzorëve për gaming, TrueMove 3, i cili është një senzor jashtzakonisht preciz, që ka përcjellje prej 1:1 pavarësisht se me sa CPI luani.

    Testuar në lojëra të shumta, Rival 710 ka treguar performancë të jashtzakonshme duke e arsyetuar absolutisht cmimin që ka dhe shumë shpejt ëhtë kthyer në njërin nga mausat më të pëlqyer për ne.

    Verdikti

    SteelSeries Rival 710 është padyshim një nga mausat më të mirë për gaming për momentin, ndoshta edhe më i miri. Çmimi mund të ju frikësojë pak por duhet të dini se me këtë maus përfitoni po aq sa paguani, ku cdo euro e shpenzuar për të ja vlen.
    është një maus i shkëlqyeshëm për ata që kanë dëshirë ti kenë të gjitha paisjet e tyre High-End. Gjithashtu është një maus i shkëlqyeshëm për persona me duar të mëdha pasi që ka një madhësi më të madhe se mausat tjerë.

    Ka mausa më të lirë, por nëse po kërkoni për “the best of the best” atëherë SteelSeries Rival 710 nuk do të ju zhgënjejë.

    Stafi ynë, mausin SteelSeries Rival 710 e ka blerë me zbritje për 69.00 Euro nga Buton (që kanë zbritje të madhe të cmimeve dy javët e para të Shkurtit).